T.:+39 / (0)981/953.284 e.mail: sl.spezzano@virgilio.it
SPORTELI GJUHËSOR
I SPIXANËS
Ku jemi - Historia - Veshja - Qishat - Burra të njohura - Gjuha - Arta e kultura - Spixana muaj për muaj - Shkruajna
BURRA Të NJOHURA
![]()
Maxhur Viçenx Luçi (1826-1898)
U le Spixanë ndë vitin 1826. Qe atdhetar i
zjarrtë gjatë revolucjonës të vitit 1848. Qe i ëmëruar krye i Guardjes Nacjonale. Ndë vitin 1850 qe i
burgosur e i dërguar në Ventotene. Pas dhjet vjeçi u
mbjodh mbrënda, kur Garibaldi arvoi në Kalabri. Luci muar
pjesë me guxim te marsha e ushtris Mille e në Volturno fitoi
medalën ari e trimërisë. Vdiq Spixanë ndë
vitin 1898.
Maxhur Andon Noçiti (1830-1879)
U le Spixanë ndë
vitin 1830. Studhjarti për drejtësi në Napul, ku u
lidh me shoqatën “Giovane Italia”. Pas atendatit kundër
regjit Ferdinando, Noçiti qe një ka ata të
persekutuara ka Borboniket, kështu u fsheh në Maltë. U
pruar në Itallje kur qe ekspedita e ushtris “Mille”, u rekrutua
ndë mes të ushtarvet vullnetarë e Garibaldi-t. Qe i
ëmruar kapitan e te lufta në Bezzecca u dallua për
guximin e tij. I dhan medalën ari e trimërisë së
luftës. Vdiq Spixanë ndë vitin 1879.
Xhusep Anxhull Noçiti (1832 - 1899)
U le ndë vitin 1832 e vdiq ndë vitin 1899. Burr me
një kulturë e madhe: qe latinist e albanolog,bëri studhime filoloxhike e letrare. Qe një shkrimtar me vler për katundin e Spixanës. Veprat e tij, çё janë dorёshkrime, qien o të bjerra o të vjuara me xhelozi ka andonj fëmilё spixanjote. Ata mё tё njohura çё mbahen mend janë: Diario del 1898, çё gjёndet te Bashkimi Kulturor Arbёresh; Storica descrizione di Spezzano Albanese fatta nel 1852, i pabotuar çё gjёndet te B. K. A.; Notiziario Spezzanese, i pabotuar çё gjёndet te B. K. A; Platea da servire per la compilazione di una Storia del distretto o circondario di Spezzano Albanese, (1860), i pabotuar çё gjёndet te B. K. A; Arte Poetica di Orazio tradotta in terza rima per la prima volta, Cosenza 1878; Orario Completo della Divina Commedia, Cosenza 1894.
Fardinand Gualanoni (1843 - 1927)
U le ndë vitin 1843 e vdiq ndë vitin 1927. Qe
arçiprift, aktivist katolik e poet. Shkruajti shumë vepra me
vler: Memorie di un
conte calabrese Tommaso d’Aquino (1872); Poesie (1874); Rosalia (1878), Elogio Funebre
di Pio IX il Grande
(1878),
Discorsi
sul mese di Maria, II voll. (1885), Cari mesti
ricordi
(1890), Mariale
quotidiano: Serto di Laudi in onore di Maria S.S. (1894); Coroncina (1907).
Është i njohur pse desh restaurimin e qishës së Shën Mërisë të Graxjes e ndё vitin 1907 bin e u hap udha çë sill te Sanduari.
Gustin Ribeku (1867 - 1928)
U le Spixanë ndë vitin 1867 e vdiq ndë vitin 1928. Qe
një jatrua shumë i njohur, krijues e pёrmirёsimevet
ixhenik-sanitare, e një poet çë donej
Pavarësinë e Shqiprisë. Shurbeu bashk me pakund revista
shqiptare çë ishën ahirna. Shkruajti veprën
poetike
Shpirt e Zëmër (1907),
çë mbjedh poezit të botuara nën titullit
Vjersha Malli.
Fardinand Kasjani (1878-1935)
Avukat e shkrimtar, u le Spixanë
ndë vitin 1878 e vdiq ndë vitin 1935. Kur ish i ri shurbeu
bashk me pakund revista. Themeloi ndë vitin 1897 “L’Albania
Letteraria”.
Shkruajti një eloxh për vdekjen e Viçenx Luçit,
e një për Jeronim De Rada, një poezi e gjat
Brezia
(1899), e dy vepra çë sillnjën titullin
Spezzano Albanese nella tradizione e nella storia (1929), Gli
Spezzanesi nella rivoluzione Italiana (1927
bashk me Luixh Kuçin).
Xhuan Rinaldi (1883–1960)
Avukat. U le Napul ndë vitin 1883. Ish i shkruajtur te
lista e Partitit Soçalist e pas qe një ka ata çë
themeloi partitin Komunist e Italljes.
Qe “Komisar straordinar” i Spixanës pas ratjen e fashizmit tue marr vendin e Ambroxh Kasjanit ditën 14 e shtatorit 1943.Vdiq Spixanë ndë vitin 1960.
Zoti Franqjisk Gulli (1886-1983)
U le ndë vitin 1886 e vdiq ndë vitin 1983. Qe arçiprift i
Spixanës ka viti 1926. Qe një poet e prozator me një
kulturë e thell, edhe themeloi tё parёn bankë e Spixanës
“Cassa Rurale e Artigiana” ndё vitin 1919. Pёr hir tё tij qisha e
Shën Mërisë së Graxjes u bё Sanduar ndё vitin 1951.
Xhenar Kasjani (1903-1978)
Avukat
penalist, u le ndë vitin 1903 e vdiq ndë vitin 1978.
Bëri shumë konferenxa, drejtoi për dymbëdhjet
vjeçi revistën “Tribunali Calabresi”. Nёnsegretar i Shtetit
tё Shёrbimet Publike ndë vitin 1944, deputat e senator,
Nёnsegretar i Thesarit, Ministër i Postevet e i Telekomunikimevet,
Ministër i Detёrisё Tregtare. Tredhjetetre ligjra sillnjën
ëmrin e tij. Shkruajti studhime monografike për problemet
ekonomike e shoqrore tё Jugut.
Llisandër Serra (1912 - 2000)
U le Spixanë ndë vitin 1912 e vdiq Romë ndë vitin 2000.
Qe prufsur, presidh e studhjues të historisë. Shurbeu
për mbjedhjen e mbrojtjen e dokumendevet çë referohen
historisë e kulturës së Arbëreshëvet. Bashkpunoi me
revistat “Shêjzat” e “Katundi Ynë”, e me shumë xhornele
nacjonalë si “L’Osservatore Romano”, “Il Tempo”, “Storia
Illustrata”, “Calabria Letteraria”. Veprat më tё njohura janë:
Spezzano Albanese nelle
vicende storiche sue e dell’Italia (1470-1945; Albania 8 settembre ’43-9 marzo 1944; I profughi dell’Albania verso l’Italia
ospitale; L’Albania e la Santa Sede ai tempi di G. C. Scanderbeg.
Arkanxhull Barbati (1925 - 1999)
U le Spixanë ndë vitin 1925 e vdiq ndë vitin
1999. Qe funxjonar i administratës financjare së Shtetit e
Prezidhent i bankës “Cassa Rurale ed Artigiana” së katundit.
Bashkpunoi me revistën kulturore “Calabria Letteraria”. Botoi
veprat: Immagini del
passato (1982),
Il romanzo
della Madonna di Spezzano, Ionia e
Per il borgo natìo.