Udha nacjonale, 284 (87019) Spixana (Cs)          

T.:+39 / (0)981/953.284 e.mail: sl.spezzano@virgilio.it

                                                                     

 

SPORTELI GJUHËSOR

 

 I SPIXANËS

     

 

                                                                                                                       Home page

1940 —————

Sekulli XX qe papan i karakterizuar ka ndodhje tё trёmbshme e ka mjersia: e Dyta Luftё Botёrore. Si tek e para, Spixana part jip njё kontribut i madh me tё bierit e tё kjajturit e burravet çё vdiqtin te lufta. Mё 28 e tetorit tё vitit 1940, kur qe e deklaruar lufta kundёr Greqin, njё grup suldetesh, “226° Fanteria Divisione Arezzo”, gjёndej ndё Shqipёri tue luftuar pёr Mёmёdhen. Nutixja se alleatrat kishёn arvuar e firma e armёstis arvoi gjith njё herje çё gjindjat patin hare.

Kur kėta nutixje qien tё vёrtetuara, tedheskrat, çё rrijёn te dherat e maxhur Fortit, mbjatu iktin e u nistin ndaj veriut. Mё 14 e shtatorit 1943 tre kamjoneta me alleatra arvuan Spixanё ndёrsa gjindjat façohshin ka ballkunet ku ishёn tё ndёjtura llunxole të kuqe sa tё i mirёprisjёn. Pas kėtyre ndodhjeve katundi pёr pakund ditё mbet pa njё kryetar, njer kur qe i zgjodhur “Komisar Prefetic” Av. Xhuan Rinaldi, i cili pas çё ra fashizmi ish e organizonej Partitin Komunist Spixanё, ndёrsa tjerёt  tre grupe politike ishёn: ai fashist e fёmilёvet edhe nguqa rexhimit, ai soçalist e ai demokristjan. Kёta tё lurtmrat nёng kishёn njё i kėshte i rёndёsishёm; ndёrsa e kishёn ata te secjona provinçall e Kosenxёs, i cili ish Av. Xhenar Kasjani ka Spixana, i biri i avukat Fardinandit, njё ka tё parzat çё themeloi Demokraxin e Krishterё nё Itallije, kshtu çё De Gasperi ndё vitin 1943 i thot tё organizonej Demokraxin e Krishterё.

1928 — Kjo datё ёshtė e rёndёsishme pse te ky vit qe i hapur qendri i ujit sufrinjёt. Gjithse zu pas tё Parёn Luftё Botёrore, kur “ujit” hilq gjindjat tё sёmurtura, e ndё mes tё kėtyre ish Viçenx Piro njё i kėshte i bёgat ka Aprilana. Terapin e bёnur me kėta ujё e shroj e e lidhi kshtu fort te ky vend çё zgjodh tё bёnej njё çendёr termall tue e bjetur dherat ktje nguqa, tue stisur struturёn pёr hir tё njё skuadёr muraturёrash tё mira.

Ka njё kontroll i bёnur qien tё gjetura katёr shortje uji: Ujit e Graxjes; Ujit e Shёn Andonit; Ujit e Prinxhipit; Ujit e Menxёs.

Nga njё ka kėta ujёra kish karakteristikat terapeutike e saj. Vitrat ’30-ra Spixanё mbahen mend pёr tё stisurit e Ujёsjellёsit. Edhe rexhimi fashist pat mall pёr kёtё shurbes e bin’ e arvuan fonde sa tё fёrrnojёn ftigёt e nё vitin 1932 ka gjithė kronjet e qacavet rrjidh ujё. Dunga, pas asaj tё dritёs e vёnur ndё vitin 1916 kjo qe e dita ndodhje mё e rёndёsishme pёr komunitetin.

1921 — Ky sekull, Spixanё si pёr gjith Itallijen, nёng qe vet i karakterizuar ka kėta shurbise kulturore, skenare tё rea ish e zё e bulltohshin pёr sё llargu si tё lierit e “Partitit Nacjonal Fashist” çё nё vitin 1921 qe i themeluar ka “i Fasci di Combattimento” tё cilat qien tё krijuara nё Milan ka Benit Musolini mё 29 tё marcit 1919. Spixanё e para secjonё fashiste qe e hapur nё vitin 1922 ka Av. Llisandёr Marini i cili qe i zgjedhur Segretar Politik, ndёrsa Av. Nxhullin Forti, edhe maxhur nё epokёn e luftёs, e vulla tё medhalёs sё arёt Zoti Viçenx, u bё kap i tё mir njohuravet “kёmishё tё zeza”.

Disa tjerёt ёmra tё njohura qien Luka Marini, Alfonx Kuçi (i biri i nutarit), Gustin Rebeki (Studhend vitrinar). Secjona gjёndej te pullasi i Grizulis prapa udh’ e res. Ështė shumė i rёndёsishёm tё dihet se ndё vitin 1919 Spixanё u le edhe Partiti Soçalist i organizuar ka Av. Xhuan Rinaldi, i cili qe zёmra e kėtij Partiti. Fashizmi e shih si njё kundёrshtar i pamundur, aq çё e dёrguan nё dёbim, pas tё “Ditёn Luftё Botёrore” u qas te Partiti Komunist Itallijan e pёr pakund vit qe kryetari i Spixanёs.

 

1900 — Sekulli i ri hapet me njё traxhedhje ka mё tё madhrat çё pёrcaktoi fatin e njё ndinacё e tёr: e “Para Luftё Botёrore”. Spixana, si gjithė tjerёt katunde italiane, nd’atė periodh part patirnej mjersinë e part paguanej njё çmim shumė të madh me tё vdekura e tё cёnuara.

Ndë vitin 1916, ndë mes të luftës, Spixanë qe e sjel drita eletrike; ndërsa, ndë vitin 1919 sa tё ndihijёn gjindjat tё dilёn ka mjersia çё leu lufta, Spixanё qe e hapur “Cassa Rurale”. Midis themeluesit do tё mbami mend: Zotin Frangjisk Gulli, Frangjisk ish Nikolla, Xhusep Kurti ish Fardinandi, Nikolla De Rozis ish Duminku, Nxhull Maria Qurku ish Duminku, Andon Peshe ish Viçenxi, Frangjisk Serra ish Alesjo, Xhusep Peshe ish Frangjisku. Nё kёtё periodh rilindjesh do tё percaktomi hapjen e çinematografit (1919) pёr  hir tё Kav. Gajtan Barbatit e Nxhull Maria Montonit me ёmrin “Çinami Irene” çё gjёndej te Pullasi i Longut tue u kalartur ka “udha e Romёs”. Nё vitin 1927 qe i hapur njeter herė edhe me at ёmёr e tue pёrdorur edhe at projetor por qe i ndёrruar vendi, çё nani gjёndet te Pullasi i Noçitit.  Ky qe edhe njё vit shumė i rёndёsishëm me inicjative tё rea, pёr kėtё u hap “Çirkuli Filarmonik e e Kulturёs”, vendi qe i dhёn ka Tumaz Kujndieri te njё llokall nguqa munumendit. Ishёn dy kamara, njё me bufeta ku luhej te kartezit e njeter me pakund llivre ku mund djovasei.

1860/1878 — Sekulli XIX fёrrnon me njё ka ndodhjet mё tё rёndёsishme çё ndёrruan historin e Itallijes: tё shkuarit e Garibaldit ka dheu kalabriz  i cili te pak ditё arvoi nё Kampanije. Kjo ndodhje pёrcaktoi fundin e Borbonravet e suall baskimin e Itallijes. Spixana shkoi edhe njё periodh shumė me mirёqёnie, ferrovia nёng kish qёn edhe e hapur se katundi ish njё vend ku, udhёtarёt çё ka Kosenxa vejёn Kastrofilё, ndёrrojёn kuelt.  Ky bin’ e u lien alberge,  ristorande e kafera, çё jipjёn tё prёjtur.

1848 — Ky vit mbahet mend edhe pёr rёndёsinë historike çё pat Revolucjona e vitit ’48, kur edhe katundi i Spixanёs qe njё vend ndodhjeve tё rёndёsishme si thot Fardinand Kasjani te vepra Spezzano Albanese nella tradizione e nella storia 1471-1918, ahirna nguqa Pondit tё Tavulatit luftuan rreth 4000 veta kalabrizra e siçilijanra, tё kumanduara ka Riboti, kundёr suldetvet borbonikё tё Buzakёs. Nё fund tё kėtyre lufta xhenerali Riboti tha fjalё shumė tё mira pёr katundin e Spixanёs.

Veç kėtyre ndodhjeve politike e ushtarake, Spixanё mbahet mend edhe se qe i bёn kambsandi nguqa qishёs sё Kastandinobollit, mё njё here se ahirna tё vdekurat ishёn tё mbushtruara gjith bashk nёn trollit tё qishёs te “varret”. Eshtrari i Qishёs sё Madhe gjёndej nguqa tё lurtmrat kamara e Pullasit tё Rinaldit ka ana prapa e derёs sё vogul tё qishёs, vend çё thёrritej “Çimtori”.

 

1830 — Nё vitin 1830 qe e zbuluar, nguqa lumit Ezaro njё venё uji ç’ ahirna njera sot vjen e thёrritur “Ujё Sufrinj”. Pёr kėtё ndё vitin 1851 shumė studhjozra bashk me autoritetet e Bashkisё sё Spixanёs u interesuan, e kimiku Alessio Roviti prufsur nё Universitetin e Napulit, studhjarti kėta uji e shkruajti e botoi njё relacjon mbi efetet tё mira çё mund jip kėta ujё.

1807/10 — Sekulli XIX qe njё epokё nё tё cilёn u ndёrruan pakund akunde te gjith territori  italijan, e nga ana kulturore e nga ana shoqrore. Nё kёtё sekull Spixanё qe e hapur, pёr hir tё governit tё Xhoakinit Murat (1807-1810), udha çё ka Kosenxa shkonej ka Spixana e sill njer Napul.

1735 — Gjatė arqipriftrin e Zotit Parisio Ribeko qe e stisur Qisha e Karmanit. Si ёshtė i shkruajtur te mbishkrimi sipёr autarit e sipas disa dokumenteve, kjo qish qe e stisur pёr hir tё Zotit Llisandёr Kuçi i cili bin’ e stisi edhe njё shpi fetare sa tё bin’ e rrijёn priftrat sekullorё. Kėtyre, me njё akt i bёnur nga nutari i horёs Xhenaro Puntieri i datuar mё 26 llonar 1744, i dha gjith struturёn. Ështė mirė tё mbahet mend se kjo qish nё epokёn e brigandravet qe njё Tribunall Ushtar, ndёrsa rreth tё parzat vitё tё sekullit XIX, kuvendi nguqa qe i dhёn “Kongregacjonёs e Lypisis” e cila nga ana e saj i dha njё pjesё “Xhendarmeris Borbonike” e njeter pjesё “Judhikatit Rregjror” ku nё shtatorin e vitit 1852 u pundar Fardinandi, rregji i Borbonevet. Ana ç’ i ngau xhendarmeris qe, te motet mё nguqa neve, Kazerma e Karabinijervet.

1668 — "Nё vitin e Zotit 1668 Qisha e Shёn Pjetrit (Qisha e Madhe) shkoj ka riti grek-bixantin tek ai lёtirё …”(llivri Mortuorum 1662-1678).Pёr ktё mё 4 e marcit 1668 arqiprifti Magnocavallo thot tё parёn mesh nё ritin lёtir. Kjo ndodhje mbahet mend pёr zёmёrvogulёsinё e kėtij arqiprift e pёr tiranìnë e Fёmilёs Spinelli e cila kish marr vendin e Sanseverinvet. Komponendrat e ksaj fёmilё u bёn Zotra të kėtire dhera, tue forcuar spixanjotrat sa tё lejёn ritin grek-bixantin e tё pёrdorjёn ritin lёtir. Gjith kjo u ndodh pse njё ka fёmila ish arqipeshkёv të Rrusanёs.

1572 — Dita 31 e tetorit tё vitit 1572 vjen e mbajtur mend pse Spixana pat ka Niccolò Bernardino Sanseverino, i biri i Pjetrit Antonio Sanseverino e Iren Kastriotёs, Kapitullimet. Njё akt nёnshtrimi i njё komunitet ç’i jip popullit mundёsinё tё shurbejёn dherat e Zotit i cili i jip drejtёsinё tё pёrdorjёn dushket, baroret e tё mirrjёn ujit.

 

1467/1543 —Sipas burimet historike ёsht gjat kёtij periodh çё Spixana bashk me Shёn Mitrin, Mbuzatin e Vakaricin qien tё vendosura.Tė parzat  shqiptarё van e mbetin nguqa kronjevet "Pusi" e "Kullumbri", pas, njeter grup vate tё rrijёn bashk me sёllёrёnxjotrat me tё cilat u zun.

Ky u ndodh pse arbёresht punojёn dherat e “Zotravet tё vendit” tue gjёlluar nё ngushte tё nёmura ç’i sillёn nga cik tё vej e kallojёn., Pas kёtyre ndodhjeve tё helmuara, markezi Marcello Pescara tue pёrdorur njё ligj e nxjerr kundёr epirotvet, i vu ca guardjane sa t’ i ruajёn tё cilёt pas pak mot krijuan kundёrshtime tё forta midis spixanjotrave e sёllёrёnxjotrave.

Jo pak probleme qien tё krijuara nga priftrat lёtirё tё cilёt nёng shihijёn me si tё mir Papasrat e ritit grek; kёta priftra i dhan njё vrull mё i fort skundricёvet e tyre tue bёnur edhe mё e rёnd bashkёjetesёn midis gjindjave me tradhita, gjuhё e besё tё ndryshme. Gjëndja u bë më keq kur një grup shqiptarë çë vijën ka qyteti i Koronës (1533) u vendos te kazali i Sëllërënxës tue sjel një rritje e popullsisë së komunitetit.

Kur arbёresht u adunartin sa e ngurёt ish bashkёjetesa me sёllёrёnxjotrat, me lejen e Rregjit tё Napulit patin mundёsinё tё vej’ e rrijёn te territori nguqa qishës e Shën Mërisė së Graxjes. Ështė ka kjo ndodhje çё zё historia e Spixanёs, e lier te vendi ku qe e gjetur njё statull e vjetёr e Shёn Mёrisė, e cila ka orixhina çё nёng mbahen mend. Qien tё bёnura tё parzat shpira e qe i stisur Sanduari i Shёn Mёrisė sё Graxjes.  Pas vitit 1600 katundi zu e u zgjrua ndaj qishёs sё Shёn Pjetrit e Paolit (Qisha e Madhe). Kjo anё e katundit qe e thёrriturSpetianum Noviter Ædificatum”. Orixhina e ëmrit vjen ndoshta nga latini, pse, sipas disa dokumenteve historike, vendi ku gjëndet sot Spixana  te motet e vjetra ish e thërritur Spetianum.

Ku jemi - Historia - Veshja - Qishat - Burra të njohura - Gjuha - Arta e kultura - Spixana muaj për muaj - Shkruajna

Lashtërisht ... Territori ku u vendostin shqiptarët në sekullin XV, ka një histori shumė e vjetër: gërrmimet të bënura më se gjith ka studhjozra merikan te xona arkeoloxhike e Nekropolit Pranellenistik të Turrjunit, nxuartin në dritë pakund reperte, të cilat janė të epokës neolitike, greke e rromane (këta reperte mund shihen te Muzeu Çivik i Kosenxës).

Te dherat e këtij vendi qien të zbuluara pakund reperte të motet e vjetra të cilat u vjuan shumė mirė e çë nani gjënden te muzerat e Sibarit, Rrexho Kalabrjes, Kosenxës, Tarandos, Kastrofilës e te muzeu “Pigorini” i Rromës. Nga këta reperte, shurbesi çë më se tjerët helq interesin ështė një zdrilė çë ka formën e një krëhri e cila ështė të epokës ellenistike. Sot ky repert shumė i vlershëm ështė i vjuar te Muzeu Arkeoloxhik i Sibarit, çë gjëndet nguqa Turrjunit.

1400 —Rreth e para pjesё tё sekullit XV zu e u nistin tё parzat imigrime e shqiptarvet, tё cilёt, tё lodhura nga tirania turke e tё sigurta nga mirёpritja e aragonezravet, hytin nё Itallije.

I kёshteu shqiptar mё i rёndёsishёm qe Gjergj Kastrioti Skanderbeu, i cili do tё bёhet shёmbёlli e arbёreshvet. Ki burr nd’ata gjёndje tё helmuara bin’ e iktin gra me bil e burra çё nёng kishёn mundёsi tё luftojёn sa tё bin’ e arvojёn, me barka, nё Siçilije.

Pas pakund ndodhje e nёn mbrojtjen e aragonezravet, tё ikurat qindruan te provinçat e Itallijes sё jugut tue harruar istintin i tyre luftar e tue u jipur me tё punuarit i dheravet, i cili ish i vetmi mjet sa tё hajёn, jo mё par se sa tё kishёn ripopulluar e stisur katunde e fshatra, pse, si i kishёn urdhruar, nёng mund mbjidhshin gjithė te njё vend.

Sipas historjanet Tajani e Rodotà pakund qien imigrimet e shqiptarvet nё Italije e nё epoke tё ndryshme qien ripopulluar jo pak katunde.

Ky u ndodh pёr ndet Iren Kastriotёs (e mbesa e Skanderbeut çё kish martuar prinxhipin e Bizinjanёs Pietro Antonio Sanseverino) e cila me ndihmen e saj nё Kalabrjen e veriut (te dherat ç’ishin e prinxhipit tё Bizinjanёs) qien tё vendosura njёzet e pes katunde.