Udha nacjonale 284 (87019) Spixana (Cs)          

T.:+39 / (0)981/953.284 e.mail: sl.spezzano@virgilio.it

                    

 

SPORTELI GJUHËSOR

  

I SPIXANËS

                                                       

            

   

Mbahet mend

 

 

01 Vjesht 1860 Xhusep Garibaldi, fitues kundër Borbonevet, vjen i mirëpritur me hare ka popullsia e Spixanës.

 

20 Vjesht 1943 Segretari i Bashkisë Xherard Kopola vdes i vrar ka gjind të panjohura tue u mbjedhur mbë shpit.

    Home page

"Llumxhana nën valt"

 

Përbërëse: 3 kg llumxhana, një këmb aç, disa karota, thela hudhër, 1 djavulliq, val

 

Lani e shutarni llumxhanat. Priniji e bëniji thela thela shum të holla, vëni krip e bin rrin për një dit. Pas shtringoniji e shtoniji hudhërën, karotat, açët e djavulliqin, gjithse i prer holl holl. Vëniji te një bukaç qelqi tue ndëndur me fuqi, pas shtoniji dy gjisht val e mbullini mirë bukaçin me kuperqe

Pamja e Spixanës ka kulluret, erat e frutet e verës ç’ësht e zë e fërrnon. Vreshtat kan dhrit të ngarkuara me veshë rrushi të pjekura të cilët janë gati të jen të mbjedhura. Kështu zë vjela çë një herë ish si një festë për fëmilët fshatare. Te ky muaj tradhita më e rëndësishme është pelegrinaxhi çë bëhet te katundi i Strigarit. Me gjithse kjo festë nëng ësht e lidhur me katundin jonë, vendi i Shën Kozmit është i rëndësishëm pse tërhelq shumë besimtarë çë arvojën ka Spixana e ka tjerët katunde nguqa. Sot, si një her, pakund veta venjën mbë këmbë Strigar ç’ësht llargu rreth 30 km.

Ca veta, sa të vazhdojën këtë zakon i vjetër vejën edhe me kuelt; për këtë, një her ishën pakund trainat, kuelt e mushkat ç’arvojën te ky vend fetar. Pelegrinet sa të harrojën lodhjen e udhtimit kur arvojën i bijën e këndojën kënga fetare të cilat ishën të përsëritura mbë qish o te shkallët përpara qishës.

Ku jemi - Historia - Veshja - Qishat - Burra të njohura - Gjuha - Arta e kultura - Spixana muaj për muaj - Shkruajna

Janari  -  Fjevari Marci  -  Prilli  -  Maji  -  Theristi

-------------------------------------------------

Llonari  - Gushti  -  Vjeshti  -  Shën Mitri  -  Shën Mërtiri  -  Shëndreu

Vjeshti

"Mustard"

 

Përbërëse: 2 kg rrush të zi, ½ kg molla, 200 gr. fiq me korqën e holl, 300 gr. dardha të vogëla e pak të pjekura, një cik kanele, 10 rrënja garofolli, 100 gr. arra të qëruara

 

Shkoqni rrusht, lanije e shkonije te sitaci. Derdhni musht te një stifarolle, shtoniji rrënjat garofolli e kanelen të mbullirtura te një thesariq garxje (çë e nxirni lurtmu) Et zihet me zjarrin i matur për 30-40 min. Pas shtoniji dardhat të vogëla e mollat, të prera thela thela, e et zihet njeter gjymsë orje. Vëni fiqt të paqëruara, e bit zihet për 30 min.. Mustarda kat jet të trash si mermelata. Kur ngrihet, mbjoni bukaçet e shtoniji arrat të bënura cika cika.

RRËXETA