Udha nacjonale, 284 (87019) Spixana (Cs)          

T.:+39 / (0)981/953.284 e.mail: sl.spezzano@virgilio.it

    

                                         

                     

                                  

            

 

SPORTELI GJUHËSOR

  

I SPIXANËS

   

 

Mbahet mend

10 Shėn Mėrtir  1916 Drita eletrik arvon Spixanė.

 

16 Shėn Mėrtir  1876 Stacjona hekurudhėse e Spixanės ėshtė e hapur gjindjavet.

    Home page

Përbërëse: 200 gr fasule, val ulliri, krip sa sosën

 

Vëni fasulet te poçja bashk me ujë e krip. Vënije nguqa zjarrit e shtoni ujit nga herë çë griset. Kur u ziejtin, ndirtoniji me val ulliri.

Përbërëse: ½ kg miell të bardh, ujë s.s., 2 ve, krip sa sosën

 

Vëni miellit te qastieri, pas ujit, vet e një cik krip. Gjeshnije njera çë nguret pak. Mirrni një cop brum e me qandën e duarvet dredhnije te qastieri njer çë bëhet i gjer 1 cm. Prinije copa të gjata 10 cm. Pas vëni hekurin i holl sipër nga cop e shurbenije njera çë ngjatet pėr dy herë. Pas nxirrnije ka hekuri e bit shutaret te një mbësallë.

 

 

Te ky muaj kopshtet marrën kulluret më të thell e të murrta, fjetat e thata janė të fshitura ka ajri. Ditët janė më të shkurtura e errëta, edhe ndëç ca herë një diell i vakët na jep mundësinë të gëzomi andonj shëtitje.

Për dherat zë një mot mbjedhje i ri, ajo e ullinjvet, arvuret e të cilvet janė të shprishura gjith paru e japën val të mirė, e ajo e manderinevet e portogalevet, edhe kėta shumė të njohura.

Te Shën Mërtiri kremtohet kullti i të vdekuravet, shumė i tëndirtur ka gjithė katundi: te pakund shpi ështė tradhitë të dhezen çiroxhëna, thuhet se të vdekurat tue hytur mbë shpi kanė mundësinë të shohën dritën.

Njeter tradhitë e gjall midis gjindjavet ështė të spënduarit e kraviqevet te gjitonia o atyrve të nëmura për shpirt e të vdekuravet.

Janari  -  Fjevari Marci  -  Prilli  -  Maji  -  Theristi

-------------------------------------------------

Llonari  - Gushti  -  Vjeshti  -  Shën Mitri  -  Shën Mërtiri  -  Shëndreu

Ku jemi - Historia - Veshja - Qishat - Burra të njohura - Gjuha - Arta e kultura - Spixana muaj për muaj - Shkruajna

Shën Mërtiri

RRËXETA