Ku jemi - Historia - Veshja - Qishat - Burra të njohura - Gjuha - Arta e kultura - Spixana muaj për muaj - Shkruajna
Janari - Fjevari - Marci - Prilli - Maji - Theristi
-------------------------------------------------
Llonari - Gushti - Vjeshti - Shën Mitri - Shën Mërtiri - Shëndreu
SPORTELI GJUHËSOR
I SPIXANËS
T.:+39 / (0)981/953.284 e.mail: sl.spezzano@virgilio.it


Mbahet mend
02 Marc 1856 Deliberohet hapja e udhës çë ka Spixana siell njera Sëllërënxë (Udha e Sarrautit). Proxheti vjen i bënur ka nxhinjierat De Novellis e Zecca.
11 Marc 1810 Zënjën ftigat për ndërtimin e udhës Konsullore së Kalabris. Kapitani i ushtrisë së Napoleonit, Anxhelo Mortati, bindën drejtorin e ftigavet, Marrashalli Mc Donald, të ndërronj trasjen e udhës së re sa të bin’ e shkonj ka qendri i Spixanës.
"Veqarele"
Përbërëse: 1 kg miell të bardh, 400 gr patana, 25 gr. brumi, krip, val ulliri, cukar
Vëni te qastieri miellit me patanat të ziera e të shkuara te sitaci, mirrni ujit e mbishkarnije me brumit e kripën, gjeshnije mirė mirė e lenije për një par orë të mbuluara sa të rritet. Kur gjeshja u rrit, ndanije gjith coparele e tue shurbier me duart, nga cop ka të marr formën tundu me një vërë ndë mest. Diganisniji me pakund val ulliri. Pas çë veqarelet dualltin sipër valt, kulloniji e shprishniji cukarit. Duan ngrën të ngrohta.
"Llagana me qiqra"
Përbërëse: 300 gr qiqra, 300 gr llaganё, 2 thela hudhër, andonj fjetë dhafnije, pepër të kuq të bjuar, val ulliri, krip sa sosën
Vëni qiqrat mbrënd ujë një ditë më par, zieniji te poçja me shumė ujë, vëniji vet kripën e dhafnën. Dal e dal çë grisen, shtonija nga her. Kur qiqrat bëhen ndërtoniji me llaganet shpie, lurtmu ndreqëniji me hudhrën të diganisur e peprit.
Marci ështė
muaj e ardhjes së pranverës e pamja e Spixanës
ndërron kulluret e erat. Ka dherat nduqa, ka terracat e ballkunet
zë e shihen të parzat lule çë japën
gëzim: udhė e udhė tëndiret era e fort e mimozës e cila stolisën kopshtet çë zgjohen papana. Një
tradhitë shumė e pritur ka spixanjotët çë bie te
dita e festës së Shën Xhusepës, ështė riti
pagan i fanonjevet i cili lidhet me një fest rromane, kur
kremtohet “sol invictus”. Pas dimrit natura zgjohet për ardhjen e
pranverës e zjarret të dhezëta silljën urim të
mirė për mbjedhjen e vitit; nxirjën edhe fatkeqësit e
motit çë kish shkuar. Sot si sot ka gjitonìt e
katundit gjindjat zë e ndreqen një javë më të
par, tue mbjedhur shkarpat e ullinjvet të putuara, çë
te mbrëmjet 18 e 19 e marcit digjen sa të bëhen
fanonjet. Gjitonit e katundit dritësonjën për
zjarret e nguqa kėtu diganisen veqarelet, zihen llagana me qiqra e i
jipen bikiere me verë gjindjavet. Te kėta dy mbrëma luhet e
këndohet, ndërsa ca trima përballënjën zjarrin
tue e këcier sa të bulltonjën guximin i tyre.
Spixanjotët ven e shohen fanonjet te nga gjitoni e
vinjën të mbjedhura me gëzim ka ata çë e
bën e kėshtu mbahet e gjall kjo tradhitë.

RRËXETA