T.:+39 / (0)981/953.284 e.mail: sl.spezzano@virgilio.it
SPORTELI GJUHËSOR
I SPIXANËS
Ku jemi - Historia - Veshja - Qishat - Burra të njohura - Gjuha - Arta e kultura - Spixana muaj për muaj - Shkruajna


Mbahet mend
13 Maj 1857 Spixanë zë e shurben i pari telegraf.
22 Maj 1832 Lehet Napul Xhusep Anxhull Noçiti, shkrimtar i katundit, të cilit i ështė i kushtuar biblioteka e bashkisë.
29 Maj 1820 Vendoset të bëhet kambsandi nguqa qishës së Kastandinobollit.
Supë me bathë
Përbërëse: ½ kg bathë, 250 gr. thela bukje, 1 koc qep, 1 ve, val ulliri, krip sa sosën,
Pas çë lani bathët, vëniji te një stifarolle me ujë e bin zihen me një cik krip. Zieni qepën e prer cika cika me valt e mbishkarniji me bathët, tue i ziejtur me zjarrin i matur. Më njëhere sa të bëhen, vëni një ve bashk me bathët. En bëhen njeter cik. Lurtmu ndërtoniji te një talur me coparele bukje.
Mustacuall
Përbërëse: 5 kg mjal, miell sa sosën, 5 ve
Për kremën: 5 të bardha veje, cukar të holl
Vëni miellit te një qastier. Rrihni të kuqet e ves e shtoniji mjalt, mbishkarnije e shtoniji miellit. Gjeshnije mir, e pas shtroni një sfolė e trash 1 cm, tue i dhën formën çë ju pëlqen. Vënije te një rrametë e vënije te furri për 10 min. Pas çë u poq, vëniji sipër kremën (e bën me të bardhat e ves e cukarit të holl). Ndreqnije me kulëndrat të kullurartura e lulet cukari.
Ky
ështė muaji e lulëzimit, natura zgjohet pas gjumit i
rënd të dimrit e pas gjumit të prillit e vjen më
njëhere se vera. Ky ështė muaji i trandafilevet, natura
shkëlqen me kullure e era e dherat na japën lule
të bukura e frute të mira. Për motin ështė muaji
më i mirė për nusët, por Spixanë kjo tradhitë
vjen e kondicjonuar ka një të thënë, sipas të
cilës një ditë e majit ish i nëmur për
kėtë; ata ç’e kanė bes nëng martohen te ky muaj por
zgjedhën tjerët muajra. Ky muaj ështė i
përfaqësuar ka “mustacualli” i stolisur, si mund shihet ka
fotografia, me kulëndra të kullurartura e me lule.
Ditën çë martohen vëhet te një bufetë
nusja e dhëndri, një ka një anë e një ka
jetra, kanė e ndanjën tue helqur e kush merr më shumė
“ngamnjen”.
Janari - Fjevari - Marci - Prilli - Maji - Theristi
-------------------------------------------------
Llonari - Gushti - Vjeshti - Shën Mitri - Shën Mërtiri - Shëndreu
RRËXETA