SPORTELI GJUHËSOR
I SPIXANËS
T.:+39 / (0)981/953.284 e.mail: sl.spezzano@virgilio.it


Mbahet mend
27 Llonar 1744 Me një akt e nutarit ka hora Gennaro Puntieri qisha e Karmanit pas çë qe e fërrnuar në vitin 1735, ka zoti Llisandër Kuçi, i jipet kėtij të lurtmit me kuvendin e me kopshtin e karmelitanravet.
28 Llonar 1810 Shkon ka Spixana Gioacchino Murat.
"Pumdhoriqe gjëmbje e brusketë"
Përbërëse: 5 kg pumdhoriqe
Pumdhoriqet kanė jen të bashkuara. Vëni re të mos bin e shkulen ka bishtrat. Mirrni një degë gorrixje (ose ndërtoni ca copa kelme tue i dhën një formë degarele) e stolisniji me pumdhoriqet çë kanė rrinjën të vjerra te një vend i errët. Kėta pumdhoriqe janė shumė të mira sipër bukës të pjekur ose të ndara dy gjimsash e të ndërtuara me një cik val, rigan, hudhër e krip.
Lule kukucjele të diganisura
Përbërëse: 20-30 lule kukucjele, 200 gr. mielli, 4 ve, krip, val
Nxirni lulet ka kukucjelet, hapniji e nxirniji pistilin. Laniji e shutarniji te një mapin. Rrihni vet te një talur e shtoniji miellit. Tue marrur një lule nga here kllinije te talur e pas te një digan me val të zier. Prirniji sa të diganisen ka të dya anët. Kulloniji e shutarniji. Shprishniji kripën.
Llonari ështė muaji më i ngroht e
vitit, kulluret jan ata të verës, dherat
shkëlqenjën me të verdh, për barët ç’u
tha e u dogj me diellin, ose për të kuqin e
paparunvet. Ka arvuret shihen frutet me kullure të forta, si edhe
korrjet. Pamja e Spixanës pasurohet edhe për pranimin të
fiqvet pallet, çë kanė pakund kullure, çë venė ka
i verdhi njera tek i kuqi. Ka pikëpamja e të ngrënit ka
të mbahet mend se ky ështė moti e grurit e një herė grat
bëjën bukën mbrënda me miellit çë
bëhej me grurët të mbjedhur te dherat e tyre.
Vera ështė moti çë turistet e më shumė ata gjind çë janė sëmurë vinjën tek Ujit Sufrinj, sa të shrohen. Te ky muaj ështė edhe njeter tradhitë spixanjote me të cilën kremtohet Shën Mëria e Karmanit (16 llonar) e në të cilën gjindjat venjën pas pruçësjonës e gjegjënjën meshën e kushtuar Shën Mërisë, ndërsa mbrëmanet shihën ca grupe muzikale te qaca përpara qishës.
Ku jemi - Historia - Veshja - Qishat - Burra të njohura - Gjuha - Arta e kultura - Spixana muaj për muaj - Shkruajna
Janari - Fjevari - Marci - Prilli - Maji - Theristi
-------------------------------------------------
Llonari - Gushti - Vjeshti - Shën Mitri - Shën Mërtiri - Shëndreu

RRËXETA