T.:+39 / (0)981/953.284 e.mail: sl.spezzano@virgilio.it
SPORTELI GJUHËSOR
I SPIXANËS


Mbahet me
03 Theristi 1901 Lehet në San Benedetto dei Marsi (AQ) prifti orjonìn zoti Benedhet Gismondi. Qe prift i qishës së Karmanit çë vitin 1962 njera kur vdiq. Desh t’ish i sublirtur te kambsandi i Spixanës.
15 Theristi 1915 Pas çë shkuan 23 ditë çë kur zu e para luftë botërore, vdes i mbytur i pari suldat spixanjot, Viçenx Molli e 15° kalorevet të lehta.
"Nxallat tala qapari"
Përbërëse: tala qapari, val, uthull, një cik krip, një thel hudhër
Nxirrni gjëmbat ka talat. Vëni talat tek ujit të zier sa të njomen. Pas sa të birnjën at sapur tipik i tharët klliniji tek ujit të ngritur, tue e ndërruar pakund herë. Shtridhni talat e ndirtoniji me val, uthull, hudhër të prer të holl e një cik krip.
"Fasulele nd’ uthull "
Përbërëse: 2 kg fasulele, fjeta petrosin o dhafënije, val e uthull sa sosën
Lani fasulelet e nxirrniji malat. Vëni te një stifarolle uthull e një cik ujë e bin zihen. Pas shtoni fasulelet nd’ujë tue ziejtur e en rrin dy minute. Shkulloniji e shutarniji me një mapin. Vëniji te ca bukaçe qelqi e mbjoniji me val, petrosin o dhafën, me hudhër të prer e holl. Mbullini mir bukaçet e vjoniji.
Me theristin i qasemi verës.
Moti ështė më i ngroht e ditët janė më të gjata
e me më diell. Terracat, ballkunet e kopshtet
shkëlqenjën me kulluret e luljevet, dherat t’arta të
mbuluara me kallezat të pjekura çë nani janė gati
të jen të mbjedhura. Theristi ështė muaji më i
pasur, frutë gjith shorçit si përkokat, drethezat e
gjërshit janė gati të jen të mbjedhura. Prindët e
tatëmadhet tonė na rrëfienjën se një herė shihshin
gra e burra, çë vejën te dherat tue kënduar sa
të mos tëndirjën fėtigën e rënd, me draprin sa
të kuarrjën grurët.
Sipas një tradhitë e lasht Spixanë në ditën 24 të kėtij muaji, dita e Shënjanjit, bëhej një rit pakzimi i rrall në të cilin vashezat bëjën një skarcopoll petku si një kriaturiq te fashat e vejën mbë qish sa t’e pakzojën. Me këtë rit ata vashezë bëhshin ndrikulla e për gjith gjellën tëndirshin shumė të lidhura, kështu te katundet arbëreshë si edhe te tjerët katunde e Kalabris kur thuhet Shënjanj thuhet “kumbar”.
Ku jemi - Historia - Veshja - Qishat - Burra të njohura - Gjuha - Arta e kultura - Spixana muaj për muaj - Shkruajna
Janari - Fjevari - Marci - Prilli - Maji - Theristi
-------------------------------------------------
Llonari - Gushti - Vjeshti - Shën Mitri - Shën Mërtiri - Shëndreu


RRËXETA