Ku jemi - Historia - Veshja - Qishat - Burra të njohura - Gjuha - Arta e kultura - Spixana muaj për muaj - Shkruajna
SPORTELI GJUHËSOR
I SPIXANËS
T.:+39 / (0)981/953.284 e.mail: sl.spezzano@virgilio.it


Mbahet me
05
Janar 1867 Lehet Spixanë
17 Janar 1468 Vdes ndë Alesi Gjergj Kastrioti Skanderbeu, për shkak të një ethe malarike. Qe një komandand ka më të fortat, luftoi kundër turkevet.
24 Janar 1881 Rregji Umberto I shkon ka stacjona e Spixanës mbrënd një tren.
Ndë janar, kur dimri ështė e fërrnon, pamja e
Spixanës si për maxhi vishet me kulluret e
naturës. Ullinjt e rrëmbat përher të gjelbra
kanė fjetat më të zbardhura, ndërsa arvuret
të xheshura, bëhen të zeshkëta si kulluri i
dheravet të rrëmuara; fjetat çë ran mbë
truall bëhen të kuqe, ndërsa, nga për së
llargu, vargu i Pulinit i veshur me borë i vë kurorën
katundit.
Kur bie borë, katundi merr një pamje ëndėrrish për bëlicën e borës e cila, tue mbuluar gjithse, bullton dukjet e kulluret e vendevet më të bukura.
Një nga tradhitat më e tëndirtur për katundin i Spixanës ish therja e derkut, e cila në ekonominë e fëmilës arbëreshe kish një rëndësi fteta e madhe ndëç pënxarmi varfërinë e rënd çë ahirna sill guerra.
Në ditët tonė janė pak fëmilët çë vrasën derkun. Gjindjat sa të bënjën lëkëngat e supësatat misht e bjenjën te qënga. Lëkënga bëhet me misht e shpatullës së derkut e prer copa copa në të cilën i vëhet kripa e peprit të zi ose të kuq. Pas mirren zorrët më të holla e derkut të lara mirė mirė e mbjohen me mish.
Te kuçina arbëreshe përdoren shumė drudhezit, të cilët janė copat çë qindronjën nga të ziejturit (eshtra, mish e gras) e çë janė të vjuara te bukaçe, e piftia. (Shih posht)
Përbërëse: 1 kg lëkëng, 2 kg rrapa, 1 djavulliq, një thel hudhër, val, krip sa sosën.
Lani rrapat, pas vëniji te një digan me val, me hudhrën e prer të holl të holl e një djavulliq. Kur bëhen një cik tue ziejtur me zjarrin i matur, vëni lëkëngën të prer cika.
Përbërëse
gjuha, veshët, buzën, bishtin e këmbët e derkut, 10 lugë me uthull, andonj fjet dhafën.
En zihen te një stifarolle e madhe gjuha, veshët, buzën, bishtin e këmbët të prera cika. Kur u ziejtin kulloniji e ndreqëniji me dhafën, hudhër e tër, uthull e një cik brodh, mbishkarniji e vëni gjithse te një bukaç.
Janari - Fjevari - Marci - Prilli - Maji - Theristi
-------------------------------------------------
Llonari - Gushti - Vjeshti - Shën Mitri - Shën Mërtiri - Shëndreu
RRËXETA