SPORTELI GJUHËSOR

  

I SPIXANËS

        

Ku jemi - Historia - Veshja - Qishat - Burra të njohura - Gjuha - Arta e kultura - Spixana muaj për muaj - Shkruajna

Janari  -  Fjevari Marci -  Prilli  -  Maji  -  Theristi

-------------------------------------------------

Llonari  - Gushti  -  Vjeshti  -  Shën Mitri  -  Shën Mërtiri  -  Shëndreu

Fjevari

   

                    

Udha nacjonale, 284 (87019) Spixana (Cs)          

T.:+39 / (0)981/953.284 e.mail: sl.spezzano@virgilio.it

                     

                       

                                

            

   

Mbahet mend

01 Fjevar 1960 Vdes Spixanë Xhuan Orac Rinaldi një ka avukatrat çë themeloi Partitin Komunist. Qe edhe komisar i rrallë të katundit, pas ratjes e fashizmit.

 

06 Fjevar 1581  Prinxhipi Niccolò Bernardino Sanseverino i jep Kapitullet banorëvet të Spixanës.

 

18 Fjevar 1607 Vjen e bekuar qisha e re e kushtuar Shënjvet  Pjetrit e Paolit.

 

Home page

Ka pikëpamja e motit ndë fjevar bën shumė tëtim aq çë patim, te të lurtmrat vitë, gëzimin të shihjëm borën. Kulluret e fjevarit kan sigurisht tonalitete të ngritura, si i bardhi i qaramidhëvet me borë, i hirti i një arvuri i xheshur nga fjetat e tij ose i kështënjëti i dheut çë i xheshur e luc pret vet pranverën sa të mbulohet me barë të ri e lule pakund kullurish.

Të ngrënit ështė edhe dimrish, te tryesa misht nëng mangon si edhe një kravele furri e ngroht. Gjithve i pëlqen të hanė një talur me çipulina t’egra ose di pepra të thata me ullinj edhe më shumė kur gjithse ështė i kumbanjartur me verë të marr ka buti i ri, si thuhet ka kėta jira.

Ky muaj hapet me Karnivallin, mot maxhik çiromje me të cilin mirëpritet ardhja e pranverës.

Spixanë, të hënën e majme, bëhet sfillata e qerrvet allegorikë me të cilët shahen politikrat llokalë ose nacjonalë. Udhat e katundit jan të gëzuara ka sfillata e mashkara, ka shfaqja e grupit folklorik “Spixana”, çë bashk me valljet shkonjën ka udha e re e gjindjat i bënjën fotografit. Karnivalli spixanjot ështė ai më i njohur midis tjervet katunde për garën tradhicjonale me kuelt çë thërritet “Shtjerri”, i cili bëhet nga vit pas mjezditës e martës së majme.

Çë simbjet kaloret ndahen në grupe për nga gjitonì. Gara zë tue vjerr ndë mest një kord (e lidhur te ballkunet e dy shpira njera nxhera jetrës) një shtjerr  i rrëm me kocën për nën, te hunda e të cilit i vëhet një unazë. Qellimi për burrat me kuelt, kaloret me veshjet, ështė ai të kllitet një hell te unaza. Provat jan pakund për shkak të veprimit i rënd pse kuelt ngudhiren fort e vet kalori më i mësuar ngamnjen. Shumė gjind vinjën ka katundet nguqa sa të shohën Shtjerrin e ka të dya anët e udhës, ndihnjën kalorin ç’i pëlqen më shumė tue thërritur e tue batirtur duart.

Kjo garë bëhet papana te gusti kėshtu pakund emigrande çë mbjidhen te katundi mund shohën këtë ndodhje shumė e tëndirtur.

"Cipulina t'egra"

 

Përbërëse: 400 gr cipulina t'egra 1 djavuliq i fort, val ulliri, krip sa sosën

 

Lani mirë çipulinat, bëniji një kryq me thikën e vëniji të zihen te ujë me krip. Priniji të holla e diganisniji te valt me djavulliq.

"Pepra të thata me ullinj të zeza"

 

Përbërëse: 50 pepra të thata, val ulliri, krip.

Më parë të zihen, pa çìi lani, fshiniji me një mapin. Diganisni valt te një digan, pas vëni ullinjët e peprat, njer çë piqen. Më parë t'i vëni te triesa vëniji kripën.

RRËXETA