Udha nacjonale, 284 (87019) Spixana (Cs)          

T.:+39 / (0)981/953.284 e.mail: sl.spezzano@virgilio.it

                       

                            

                           

            

 

SPORTELI GJUHËSOR

  

I SPIXANËS

 

 

"Kanarikul"

 

Përbërëse: miell sa sosën, 200 gr. cukar, 1 bust brum për dullçet, 1 bust vanil, 1 limun, 1 bikier anez, 1 bikier vermuth, 1 bikier val ulliri, një cik krip

 

Vëni miellit te qastieri, shtoniji vet, cukarit, anezën, valt, vermuthin, lëngt e korqen e grrier limunit, një cik krip, brumit për dullçen e vanilën. Shurbeni mirė mbrujtjen, pas bënije të holl e prini ca coparele të gjata 5 cm e të gjera 2 cm. Bëniji tue përdorur një shportarele, vëniji te valt tue diganisur, e nxirniji kur bëhen t’arta. Ljurtmu vëniji mjal ose cukar për sipër.

"Xhurxhullea"

 

Përbërëse: fara xhurxhulleje, mjal sa sosën, 250 gr cukar, mjendulla të pjekura

 

Vëni mjalt te një digan me pak zjarr, shtoni farat e xhurxhulles, cukarin e mjendullat, mbishkarni gjithse me një lugë druri njera çë kulluri bëhet si karamell. Pas derdhni xhurxhullen te qastieri e shprishnije me palarele të kullurartura. Një her ç’u ftoh, ndanje cop cop, lurtmu mirrni copat e ndirtoniji sipër fjeta portogali.

 

Mbahet mend:

 

08 Shëndre 1920  Zoti Frangjisk Gulli themelon të parin çirkull katolik.

    Home page

 Te muaj e shėndreut natura ështė edhe e qëlluar, temberatura ështė e ngritur, kulluret e pamjes janė dimrore: i kështënjti e degavet të xheshura e të dheravet, kullururet e murrta e arvurevet të ngritura ka tëtimi i forte ata të bardha e malevet me borë shihen për së llargu.  

Gjatë festavet e Natallevet vazhdohen zakonet e vjetra si darka e vjilijes kur tryesa ndreqet me “nënd shurbise” çë janė duhura sa të mbahet mend tradhita, o kur ështė vjilija e befanës çë i jipet shumė të ngrën animalvet të buta, kėshtu ata nëng llamëndohen kundër pronarvet. Ka pikëpamja gastronomike talurët janė pothuaj gjith të bënura me pishq më se gjithė hahet bakalat të diganisur o të zier me pumdhore, vrokola, spagete me sarda e tul bukje. Njeter çast shumė i pritur ështė gatimi i dullçevet të Natallevet: xhurxhullea, kanarikulit e veqarelet.

Ku jemi - Historia - Veshja - Qishat - Burra të njohura - Gjuha - Arta e kultura - Spixana muaj për muaj - Shkruajna

Janari  -  Fjevari Marci  -  Prilli  -  Maji  -  Theristi

-------------------------------------------------

Llonari  - Gushti  -  Vjeshti  -  Shën Mitri  -  Shën Mërtiri  -  Shëndreu

Shëndreu

RRËXETA