Ku jemi - Historia - Veshja - Qishat - Burra të njohura - Gjuha - Arta e kultura - Spixana muaj për muaj - Shkruajna

                      

      

 

SPORTELI GJUHËSOR

  

I SPIXANËS

                 

Janari  -  Fjevari Marci  -  Prilli  -  Maji  -  Theristi

-------------------------------------------------

Llonari  - Gushti  -  Vjeshti  -  Shën Mitri  -  Shën Mërtiri  -  Shëndreu

                        

                                                       

            

 
Prilli
 

"Fritat me spërënj"

 

Përbërëse: një mac spërënj, 4 ve, val ulliri, krip sa sosën

 

Lani e prini spërënjt, zieniji  një cik te ujit me krip. Kulloniji e diganisniji pak te valt, mbishkarniji vet, pas ç’i rahtit me kripën e peprin. Vëni fritatën e ngrohtë te tryesa.

Mbahet mend:

 

14 Prill 1635  Lehet zoti Viçenx Manjokavalli. Ai qe i pari arqiprifti çë Spixanë tha meshën me ritin latin.

 

24 Prill 1836 Pas një tërmet shumė i fort çë i ra për gjith Kalabrìn, Spixana si për mërakull nëng patirti dëme.

    Home page

Prilli ështė muaji e pranverës pjot me kullure, era të mira e pjot diell, çë na ngrohen pas një dimër i fort. Ky ështė edhe muaji më i pasur për naturën, gjith arvuret janė me lule, animalt zgjohen e zë e tunden sa të shkonjën dimrin çë vjen. Midis kulluret ata e florës jan më të bukurat si një trandafile e lulëzuar, një mjendull me lule, një arvur mimozje ose një dhe pjot me lule.

Te ky muaj, shumė herë ndodhen festat e Pashkvet, çë te katundi janė shumė të tëndirtura. Zëhet me e Ёnjtën e Madhe, kur te qishat ndreqen sumburket, ku gjindjat ven e lenjën talurt me grur të lidhura me një çuf, pas mjezditës të lajturit e këmbvet ështė njeter çast i rëndësishëm të kėsaj ditë.

Të Prëmten e Madhe, kreshma e nxjerrja e mishit të verës vënjën në dukje këtë ditë me helmė. Mbrëmanet ndodhja më e pritur ka gjith ështė pruçsjona me Krishtin i vdekur i qellur sipër shpatulit ka besimtarët e prapa statulla e Dolloratës e sjel ka grat çë bën vut. Grat ka një anë e burrat ka jetra këndonjën kalimeret çë mbanjën mend Pasjonën e Zotit Krisht e helmin e Shën Mërisë.

E Dielta e Pashkvet vë në dukje  rringjalljen e Zotit Krisht e fillimin, për spixanjotët, e festës e kushtuar Zonjës Mirëbërëse.

Te tryesa nëng mangonjën vet, simbol i jetës e çmime urimish. Janė shumė të përdorura kur bëhen dullçet tipike e kėtij moti, për kėtë kur qaset java e madhe te fëmilët tone ështė tradhita të bëhet “kulaçi”, buk të dredhur si një kuror e mund jet i stolisur me një o më ve të ziera. Ose kucualli, cakuniqe brumi të dredhura, ka një anë nën një koc ku vëhet vea e ka jetra anë kanė formën e këmbvet.

(Nutixja)

 

(0j bir, oj biro)

Udha nacjonale, 284 (87019) Spixana (Cs)          

T.:+39 / (0)981/953.284 e.mail: sl.spezzano@virgilio.it

"Kulaçi"

 

Përbërëse: 3 kg miell, 500 gr val ulliri, 500 gr cukar, 20 ve, 1,5 brum të thjesht, korq portogale të gërrier, 1 limun

Bëni gjeshjen me gjith  përbërëset te qastieri, et rritet brumit të shurbier e mbulonije mirë sa të mbahet i ngroht. Ndani brumit me një ksistër të bëni më kuleçe, e vëni nga cop te qastieri e shurbenije. Bëni si tre kordarele të gjera 3, 4 cm. Dredhëni e pas lidhni të dya anët njer kur merr formën tundu. Mund vëhen ve të ziera. Bin rrinjën për andonjë orë. Më parë t’i mburrnarni, rrihni ca ve te një talur e vënija sipër kulaçit. Kur marrën një kullur të kuqe janė të bëna.

RRËXETA