Janari  -  Fjevari Marci  -  Prilli  -  Maji  -  Theristi

-------------------------------------------------

Llonari  - Gushti  -  Vjeshti  -  Shën Mitri  -  Shën Mërtiri  -  Shëndreu

 

 

                    

           

              

 

SPORTELI GJUHËSOR

  

I SPIXANËS

                                         

                                                       

Udha nacjonale, 284 (87019) Spixana (Cs)          

T.:+39 / (0)981/953.284 e.mail: sl.spezzano@virgilio.it

            

Ku jemi - Historia - Veshja - Qishat - Burra të njohura - Gjuha - Arta e kultura - Spixana muaj për muaj - Shkruajna

   
Gushti

"Kruçete"

 

Përbërëse: 2 kg fiq, 1 kg mjendulla

 

En thahen nën diellit për 20 ditë fiqt të ndërtuara sipër një kanic. Pas mirrni fiqt të thata e ndaniji dish me duart e vëniji ndë mest një mjendull; mbulliniji e ndërtoniji tue i dhën formën e një kryq e pas këlliniji mbrënd furrit. Kur i nxirrni ka furri shprishniji përsipër cukar e kanele; vioniji te një bukaç e vëniji te një vend i that.

"Llumxhana të pjota"

 

Përbërëse: 1 kg llumxhana, 1/2 kg mish derku o viçi, 300 gr tul bukje, 300 gr djath (pekorin) të gërrier, një mac petrosin, 2 ve, 1/2 qep e prer të holl, val ulliri, krip e pepër të zi të bjuajtur

 

Pas çë lajtit e shutartit llumxhanat, priniji dy copash tue i nxjerr tulën. Vëniji kripën te korqet e te tula e leniji të prëhen për një cik. Vëniji tek ujit të zierr për 1 o 2 min., e pas bëni cika tulën e mbishkarnije me tulën bukje, djathët, petrosint, peprit, qepën e vet. Shurbeniji mirė e mbjoni korqet e llumxhanavet. Ndirtoniji te lëngt e en zihen.

Mbahet mend:

 

18 Gusht 1898 Vdes Spixanë maxhuri Viçenx Lluçi, luftar gjatė bashkimit të Italijes, qe i dekoruar më herë.

 

31 Gusht 1666 Vdes zoti Nikoll Basta, i burgosur te kastjeli i Horës, për shkak të keqtrajtimvet.

    Home page

Te katundi shihen e tëndiren kulluret e verës: dherat t’arta me kallezat vinjën të mbjedhura, dita zë e shkurtohet, por ajri ështė i ngroht. Te dherat zë e piqet rrusht e ullinjt, ndërsa frutet e rrëmbat rriten edhe e vinjën të mbjedhura. Zë e përvohen mullunet, fiqt, por edhe barishta si pumdhoret e llumxhanat. Pasuria e frutës e të barishtas gëzon tryesën me një mil kullure, fëmilët spixanjote vjonjën pakund prodhime, çë hahen te dimri, si fiqt të thata, o skapixha, kunxerva pumdhorje e më gjë. Ndë 15 të gushtit kremtohet Marrja e Shën Mërisë, festa qe e themeluar si falenderim Shën Mërisë, pse spixanjotët nxuartin armiqët ka katundi në ditën 06 llonar 1806, pas qe e vunė te gushti kur ishën të fërrnuara korrjet. Te ky muaj bëhet papana gara e “Shtjerrit”, për gjith ata gjind çë mbjidhen Spixanë të shkonjën pushimet, ndërsa shumė e tëndirtur ështė shfaqja “Miss Arbëreshe”,  ku zgjidhet një vashezë me veshjen llambadhore nga gjith ata çë vinjën ka tjerët katunde të Arbërisë. Shfaqja bëhet te teatri i kushtuar ndjezotit rexhist Viçenx Peshe. Teatri gjëndet te një vend ku një herė ish “përroi i Xhullumes” e kaha mund shihet pamja e sheshit të Sibarit, malet e deti.

RRËXETA