SPORTELI GJUHSOR

 

 I SPIXANËS

     

Udha nacjonale, 284 (87019) Spixana (cs)          

T.:+39 / (0)981/953.284 e.mail: sl.spezzano@virgilio.it

 

Me hyrjen në fuqi e rregullimit të zbatimit të ligjit 482/99 u bë konkret ligji i mbrojtjes çë njeh zyrtarisht gjuhën arbëreshe e detiron institucjonat sa t’e vlersonjën, kėshtu çë arbëreshėt do të ken drejtësinë të shkruanjën e të fjasën gjuhën e tyre edhe në marrëdhënijet me administratat publike. Në bazë të nenit 9 ligji nr. 482 të datës shëndrè 1999, e nenit 6 të rregullimit të zbatimit (D.P.R. nr. 345 të datës 02 maj 2001), Provinça e Kosenxës për hir të asesorit të kulturës, Donatella Laudadio e të asesorit Luigi La Daga, përgatiti një proxhet për themelimin e Sportelevet Gjuhësorë te nga bashki arbëreshe e tek ajo oçitane e Guardjes Pjemonteze.

Nga sportel ka një pozicjonë informatike në lidhje me Sportelin Gjuhësor Provinçal e një sit internet çë ka qëllimin të prizëndarinj materjalet në formën eletronike.

Bashkia e Spixanës e edhe më shumė Dega 4 Pjesa Shoq-Kulturore e drejtuar ka dr.sha Angela Guida, në bashkëpunim me këshilltarin e kulturës dr. Camillo Mancioli pranuan me interes kët inicjativë tue themeluar Sportelin Gjuhësor te Pullasi i vjetër i Bashkìsë në të cilin gjëndet Biblioteka e Bashkìsë.

Sporteli ështė i drejtuar nga dr.sha Maria Bellusci, dr. Giuseppe Basile, dr. Vincenzo Corso e dr. Tommaso Sposato, të katëta laureatra mbi Gjuhën e Letërsinë Shqipe.

Sporteli Gjuhësor ka qëllimin t’jap një kontribut i thjesht për mbrojtjen, ruajtjen e vlerësimin të gjuhës e të kulturës tone tue dhën te siti i tij lajme historike, politike e shoqrore mbi komunitetin tonė.

    Home page

Ku jemi - Historia - Veshja - Qishat - Burra të njohura - Gjuha - Arta e kultura - Shkruajna