SPORTELI GJUHĖSOR SPEZZANO ALBANESE
SANDUARI: festa e zonjės shėn mėri
Ku jemi - Historia - Veshja - Qishat - Burra tė njohura - Gjuha - Arta e kultura - Spixana muaj pėr muaj - Shkruajna
Pёrralleza:*

Rreth 1470 tё parzrat shqiptarё iktin ka Shqipria, arvuan kёtu e u vendostin tek ai vend ēė pas do tė jet i njohur si Kazali i Graxjes. U le kėshtu pёrralleza e dukjes sё Shёn Mёrisė atyrve shqiptarė. Rrёfienjёn se ca kriaturё deljarė, tue kullotuar deljet nguqa njė ferr te njė vend ku ish njė burim, pan njё dritё ēё rrethonej njё statullė e njё Shёn Mёrije me njё kriatur mbė dorё e me njё llivёr te jetra.Ata kriaturё tё marrura ka gjithė kjo belic zu e foltin ndёē ajo statullė ish mishi ose xhesi; kёshtu njeri e gilmoi me njё ferr e ka statulla duall gjak ē'e nxhikarti. Pas ai kriatur i pyejti graxjen Shёn Mёris, e cila e shroi dreq. Pёrralleza thot se Virgjёresha desh tё kish te ai vend njё qish ēё pas pak mot qe e stisur. Ēё ahirna zu besa e madhe pёr Shёn Mёrin.
______________________________________________
* Nёng kemi nutixje historike mbi orixhinat e sanduarit .

Festa e Zonjёs Shёn Mёri
Festat e Pashkvet janė tё shoqruara e tё pёrforcuara nga festa ēi kushtohet Shёn Mёris sё Graxjes. Kjo festё e madhe tё Pashkvet, sipas tradhitёs, mban mend njё luftė ēё Skanderbeu ngamnjeu kundёr Turkvet (24 prill 1467).
Tё Hёnёn e Ėngjёllit
Ndodhja mё
e rёndėsishme e tё
Hёnёs
sė Ėngjёllit ish
Mesha
e qevet ēё mbahej menatnet, ndёrsa
njё pendё
qe, tё pёrveshura
me ēufa e kёmbora,
rrёmonej dherat e Sanduarit.
Kur fёrrnonej mesha, qet shkojёn
pёrpara priftit, i cili i vёnej
te ballёt njё
ikon e Shёn Mёrisė
e i bekonej.Pas nisėshin sa tė rrėmojėn dherat e Kastandinobollit.
Markati
Tё Hёnёn e Ėngjёllit, te sheshi pёrpara kanxhjeljit ku hyhet te Sanduari bёhei njё markat, ndёrsa te Kryqezit mbahei markati i animaljёvet. Shurbiset tradhicjonale si poēeret baltje, ēistat e shexhat kashtje ishёn tё shitura te kopshti nguqa qishёs.
Tё Martёn e Pashkvet
Menatnet thuhet Mesha e Madhe. Kollpanet e arfixit lajmёronjёn ardhjen e mjezditёs nё tё cilёn i bёhet kёrkesa Shёn Mёrisė.
Pas mjezditnet bёhet pruēėsjona tue sjel statullёn e Shёn Mёrisė pėr katundin e prapa statullёs njė herė ecjёn grat arbёreshe tё veshta llambadhor e burrat me ēirvunin ndё kocёt, ndėrsa njė bandė muzikore ecnej pёrpara pruēёsjonёs.
Kur Shёn Mёria mbjidhej mbё qish shkrehshin tre kollpane e pas thuhej Mesha e Shёnjt. Kur fёrrnonej mesha shitshin animalёt nё ankand e kur ish mjesnata bёhej arfixi.
