SPORTELI GJUHËSOR

  

I SPIXANËS

                                         

                          

                   

          

Udha nacjonale, 284 (87019) Spixana (Cs)          

T.:+39 / (0)981/953.284 e.mail: sl.spezzano@virgilio.it

            

 

Ku jemi - Historia - Veshja - Qishat - Burra të njohura - Gjuha - Arta e kultura - Spixana muaj për muaj - Shkruajna

   

 

Spixana ështė një katund me 7038 veta e gjëndet në Kalabri, të Provinça e Kosenxës, e shtruar sipër një brinjë çë gjëndet ndë mes të dy lume Ezaro e Krati. Pamja ësht tipike Mesdetare, kaha mund shihen malet e Pulinit, nani Park Nacjonal, e fusha e gjer e Sibarit, çë façohet te deti Jon.

 

Si arvohet: ka Autostrada A3 tue ardhur ka veriu, dala ështė Spezzano Albanese-Sibari, nga e cila mund hyhet tek Udha Shtetërore 19 “e Kalabris” tue shkuar ka Stacjona hekurudhëse, e pas katër kilometra e gjymės arvohet te katundi. Nga jugu dala ёshtė ajo e Tarsёs, nga e cila hyhet tek Udha Shtetërore 19, shkohet ka Rizerva Naturale e Kratit, e pas dhjet kilometra, tue shkuar ka Tarsa, arvohet te katundi.

Ka Udha Shtetёrore 106 “Jonika” mund hyhet tue dal ka Sibari e tue marr Udhën Shtetërore 534 njer te dala e bulltuar pёr katundin.

Ka zalli i Tirrenit arvohet ka Udha Shtetёrore “e Ujit Sufrinj” çё niset ka Guardja Pjemonteze e shkon pёr dalėn e autostradhёs sё Spixanёs njera udhёs provinçale çё siell Sёllёrёnxё.

Mё pak se dhjet kilometra llarg nga katundi gjёndet Stacjona e trenevet.

Stacjona e Spixanёs ёshtė e lidhur me Kastrofilёn e me Kosenxёn me shёrbime postelesh. Ka stacjona e trenevet janė lidhje postelesh me Napulin, Rromën, Firenxen, Bolonjën, Milanin e disa qytete tjetra. Aeroporti mё nguqa ёshtė ai i Llamecjes, nё tё cilin bёhen fluturime ndёrkontinentale.

Klikar sa të shohē mapën

 

    Home page