![]()
Ku jemi - Historia - Veshja - Qishat - Burra tė njohura - Gjuha - Arta e kultura - Spixana muaj pėr muaj - Shkruajna
SPORTELI GJUHĖSOR
I SPIXANĖS
T.:+39 / (0)981/953.284 e.mail: sl.spezzano@virgilio.it
Veshja “Llambadhor”
Llambadhori i Spixanёs ёshtė i bёnur ka dy vesta me qika tё ndёndura
* * *
Kamizolla = vesta pёr nёn e bёnur razi e gjatė njer te rrolёza me qikat tё ndёndura, ēё zakonisht ka kullurin i kuq ose nenёs, e podhen e stolisur me njё galun ari i gjer.
Coha = vesta pёr sipёr, sirmje e thjesht e rigamartur me fjeta t’arta e podhen e stolisur me njё galun ari, vishet sipёr kamizollёs e ёshtė e shtringuar me qika tё ndёndura te mesi. Ėsht pak pak mё e shkurtur se kamizolla kėshtu ēё mund shihet galuni i vestёs pёr nёn. Kulluri mund jet i gjelbёr ose vjollё. Kur vishet ngrah, podhea pёrposht ka ana e djathёta qikaret pёr sipёr tue marr formёn e njё xhavidhe me njё fuckё ka ana prapa ēё puxharet sipёr krahut i djathёt e hapet pёrpara si njё vendal.
Coha e Kamizolla vishen sipėr njė kėmishė ēė thėrritet “linj”:
Linja = Kёmishё e gjat e bёnur me petk pumbaku tё bardh me njё skolatur e gjer e e stolisur ka tё dya anёt me theka tё bёnura me penj sirmje tё bardh.
Sipėr shpatulit vishet “xhipuni”:
Xhipuni = xhaket shumė e shkurtur e bёnur me petk llamé ari me podhet tё stolisura me galune t’arta e me fasha galunesh t’arta tё gjera ka ana e shpatulit. Mёngёt kanė qindime t’arta shumė tё holla ēё sillnjёn ndё mend elemende me lule e me ylёz.
Tuqili = Petk pumbaku i bardh ēё mbulon skolaturёn e gjer tė linjёs.
Te koca puxharet njė vel ēė thėrritet “fllosh”:
Flloshi = Vel tulli. Kjo copё petk i jep mё madhёshti e pjotёsi llambadhorit. Ėshtė i karakterizuar ka qindime ari ose argjendi tё pasura.




Veshja Arbėreshe "Paqane"
Kostumi
i burravet ėshtė ai mė pak i njohur, pėr faktin se zakoni tė vishej u buar ka
shumė sekul. Megjithatė, sipas neve, ka njė rėndėsi shumė e madhe, jo vetėm
pėr pasurinė e tij por edhe pėr vlerin historik e tradhicjonal. Kostumi ēė
shihet te fotografia qe i marr hua ka tradhita kulturore e Shqipėrisė.


Grua e vesht paqane
(2005)
Grua e vesht paqane
(1950)
Jetra veshje karakteristike e katundit tonė ėshtė ajo “paqane” ē’ėshtė pa ata stolisje ēė karakterixonjėn veshjen llambadhore.
Veshja paqane i qaset asaj llambadhore e ėshtė e bėnur ka linja e xhipuni pa galune, por me rriē; edhe, sipėr sutanės, e karakterixuar me qika tė ndėndura, gjėndet njė vandizin me motive lulesh ēė kundėrshtonjėn me kullurin e sutanės.