Piktore

 

Artizane

 

Skultore

Udha nacjonale, 284 (87019) Spixana (Cs)                        T.:+39 / (0)981/953.284 e.mail: sl.spezzano@virgilio.it

 

                         

         

           

                                                                                                      

 

SPORTELI GJUHËSOR

 

 I SPIXANËS

     

   

artA e artiZanatI
   

 

Spixanë, burra çë kanë talend artistik e kulturor mund rrimnohen pakund e gjithë shumë të mira. Midis këtyrve është Pino Kimendi, piktor i njohur të artës modherne, pikturat e të cilit helqënjën interesin e ekspertevet e, pakund herë, janë ekspozuara te gallerit e artevet më të rëndësishme si ajo e New York-ut.

Sigurisht ka të fjitet për Andon Lupinarin, piktor e skultor, e Luixh Amatin. Ky i lurtmi qe një piktor i nderuar tek e para gjymsë të sek. XX e bulltoi talendin artistik çë kur ish i vogul. Pas, rreth vitrat ’20, qe i njohur si rritratist e i mirëpritur gjerësisht. Kur kish 40 vjeçi vate ndë Anglli ku qe shumë i vlerësuar për pikturat në telë me kullure vali çë përfaqësojën gjind nglliz të bëgata.

Në rrethin kulturor, midis atyrve çë kënaqen  sa të shkruanjën vjershe, kem mbami mend Françesko Fuska, Xhusepe Montone, Anamaria Bazile, Vinçenxo Rimola e ca tjerët çë botuan mbjedhje të ndryshme.

Edhe aktiviteti artizanal te të lurtmrat vitra pat një vrull shumë i rëndësishëm e pakund janë shfaqet ç’u bën, më shumë ndë verë, kur te qacat e katundit vinjën të ndrequra tryesat ku mund shihen veprat të bënura ka artistet llokale çë shurbenjën më shumë në livellin amatorjal. Poka është fteta këtyre çë desh t’i jipjëm një vend më i gjer te faqet çë do të vinjën pas.

 

(Antonio Lupinaro)

    Home page