SPORTELI GJUHĖSOR

I SPIXANĖS

Udha nacjonale, 284 (87019) Spixana (cs)                 
  T.:+39 / (0)981/953.284 e.mail: sl.spezzano@virgilio.it

Ku jemi - Historia - Veshja - Qishat - Burra tė njohura - Gjuha - Arta e kultura - Spixana muaj pėr muaj - Shkruajna

 

ARĒIPRIFTRAT

                                   

                                                                                                                                               

 

Chiesa di San Pietro e Paolo

     

Ka llivri i Zotit Viēenx Llongu "Arēipriftrat e Spixanės"

   

 

PAPASI MARTIN BARBATI (1598-1619)

Kapelan e Vikar i Spixanės, i pari Pastor ēė gjėndet i shkruajtur tek Arkivi i Qishės sė Shėn Pjetrit.  Zoti Martin kish martuar Zonjėn Vjena Llanxa nga e cila pat pakund bilė. Ndė mes tė kėtyre mbahen mend Djanora (1598), Kostandini (1601), Gjergji (1604), Dhimitri (1605 i vdekur te tė parin e Vjeshtit 1606),  Vasili (1608 i vdekur kur kish 45 vjeēi), Bebela (1609), Krexja (1612), Teodhori e Sofia. Mund jet se kėta dy tė lurtmra u kishėn ler mė parė se viti 1598.

 

PAPASI PJETĖR NDON LLANXA (1620-1624)

Te fjevari i vitit 1620 Zoti Ndon u bė kryetar shpirtror i Komunitetit tonė. Tė gjellės e tij dimi pak pse misjona e tij si Pastor rroj vetėm pesė vjet, pėr kėtė ndė vitin 1625 "nėng ė mė ndė mest tė ngjallrat". I martuar me Vitorjen Rribeko nėng dihet me sigurģ ndėē pat bilė.

 

PAPASI KARLL BASTA (1625-1647)

Janė pakund e shumė tė mbrulartura lajmet ēė rrėfihen pėr atė. Ish i biri, kushedģ, i Komisarit Xhenerall e Kontit i Perandorģsė Rromane sė Shėnjt, Gjergj Basta, Zoti Karll u le, pa ėhojo, Spixanė rreth vitit 1586. Zu karrjerėn e tij si prift ndė vitin 1614, ndėrsa ndė vitin 1617 tek aktet e pakėzimit gjėmi shkruajtur se thrritet kapellan. Kish martuar Zonjėn Martina Maneze ka Ungra me tė cilėn pat tre bilė: Gjergji, Nikolņ e Kozmi. Tė Gjergjit kemi pak lajme, Nikolņ qe i lurtmi arēiprift i ritit bixandin Spixanė, ndėrsa Kozmi, i llaureartur si "jatrua fizik", bėri jatroin.

 

PAPASI MARCJO REBEKU (1647-1662)

U le ndė vitin 1592 ka Zoti Xheronim e Zonja Granata Serako. Me Zotin Marcjo zun "Llivret e tė Vdekuravet" te tė cilat janė pakund lajmet ēė fjasėn pėr katudin tonė. Te kėta llivre fjitet pėr qishėn e Kostandinobollit e e Shėn Janjit si vende ku vėhshin nėn dhe tė vdekurat. Pas vdekjes e Zonjės Xhovana Stafa ditėn 28 e Prillit 1661 i vdes puru i vetmi bir ēė kish Djegu. Helmi pėr kėta ndodhje qe keq i madh pėr tė ēė pas pak mot edhe ai u hip mbė qiell.

 

PAPASI NIKOLL BASTA (1662-1666)

Historia e fėmilės sė tij zė me pikėpiejtjen pėr sa herė ish i martuar; pėr kėtė ndė vitin 1639 dihet se ish i shoqi e Dhomenikės Burneta, ndėrsa ndė vitin 1643 figuron si i shoqi i Xhovanės Llanxa, kushedi e bila e arēipriftit Pjetėr Llanxa. Qe i bėn prift ndė vitin 1645 e pat jo pak bilė: Karlli ēė vdiq kur kish vetėm gjasht vjeēi ditėn 21 e Marcit 1649, Xhulija e vdekur ndė vitin 1650 e njeter Xhulije ēė vdiq kur kish vetėm 2 vjeēi ditėn 4 e vjeshtit 1656. Pas vdekjes e tij mbullihet llista e priftravet grekė tė Spixanės.

 

ARĒIPRIFTRAT LĖTINJĖ (1668 - 1952)

ZOTI VIĒENX MANJOKAVALLI (1668 - 1675)

U le ditėn 14 e Prillit 1635 e vdiq ditėn 14 e Theristit 1688 kur kish 53 vjeēi. Ndė vitin 1668 zu karrjera e tij si prift ma pas pak mot ėmri i tij spirirėn ka arkivet e rexhistrevet tė qishės.

 

ZOTI MARK NDON BRUNETI (1677 - 1680)

Ai qe i kėshteu tė cilit i ngau tė vėnej nėn dhe tė lurtmrat piftra e ritit bixandin. Xhusep Anxhull Noēiti na leu shkruajtur se ai ish " ... i biri i Frangjisk Brunetit e i Frangjiskė Bellushijes". Frangjisk Bruneti ish i biri i Zotit Sallvatur Bruneti e i Katrin Kuējes.

 

ZOTI MARTIN LUĒI (1681 - 1688)

Ndė vitin 1681 vjen i ėmruar arēiprift ka Ordinari i Rrusanės e shurbeu pėr katundin e Spixanės njer vitin 1688.

 

ZOTI KARLL RRAGONA (1709 - 1727)

Rroi te njė epokė me shumė ndėrrime. Njė epokė nė tė cilėn priftrat kish t' ishėn tė pastėrta e shumė tė devotshėm ndaj qishės. Kjo ashpėrsi binej edhe pėrsipėr popullit: gjindjat ēė nėng pendohshin ishėn tė liera pa njė varrim ekllezjastik. Te ky periodh vjen e stolisur qisha e Shėn Pjetrit e Paolit e kremtohet Shėn Frangjisk Saveri, njė festė kjo shumė e tėndirtur ahirna ka gjith katundi. Zoti Karll qe krijuesi i kėtij ndėrrimi por ndė vitin 1727 vdes, kur ish' e kremtohej festa e Makullatės (8 shėndre 1727).

 

ZOTI PARIZJO REBEKO (1728 - 1756)

I ėmruar arēiprift ndė vitin 1728 kur kish 35 vjeēi, Zoti Parizjo qe njė i kėshte me shumė kulturė. Qe shumė i dashur ka kleri e ka populli ē' e ndihu te mumendet mė tė rėnda, si kur qe ethja e ligė tė vitit 1744. Kur bėri 70 vjeēi, pjot me njohje ekllezjastike, leu kėtė dhe ndė vitin 1763.

 

ZOTI FRANGJISK MARIA DORSA (1760 - 1763)

U le ditėn 27 e Majit 1718 ka Marēello Dorsa e Domenika Manjokavallo, qe i pakėzuar ka Zoti Karll Dorsa. Arēipriftria e tij rroi vet tre vjet pse ndė 25 e llonarit tė vitit 1763 vdes e vjen i subllirtur te kapela e Purgatorit.

 

ZOTI ANDON FRONXINI (1763 - 1803)

U le ditėn 24 e shėndreut tė vitit 1723, gjatė ėmrimit parrokjall e tij, ėmri "Madonna di Spetiano" ndėrron e merr ėmrin "Shėn Mėria e Graxjes". Tue bėn shurbimin e tij ai ish shum i urtė aq se shkruanej kushdo lehej vit pėr vit, por megjithėse ish kėshtu i urtė, vjen i gjėrtuar ka kryetarėt e tij tė cilėt i pyenjėn tė shkruanej te dokumendet ėmrin e kumbarit tė djalit ēė lehej. Mė par tė vdis ditėn 25 e llonarit 1804,  zgjodh tė mos bėnej mė priftin pse ish shumė pjak.

 

ZOTI VIĒENX MARIA KUĒI (1805 - 1842)

U le ditėn 17 e Shėn Mitrit 1778 ka jatroi zoti Gajtan e zonja Roza Putari, qe i pakėzuar ka Zoti Andon Fronxino e i dhan ėmrat Vinēenx, Maria, Pietro, Frangjisk. Qe njė burr me shumė kulturė, njih mirė gjuhėt e letersinė e vjetėr e shkruanej edhe grek. Ndė vitin 1805 hyn e bėn priftin Spixanė. Ai nėng u dha vetėm me ndodhjet fetare, por shkruanej llatin gjithė shurbiset ēė suēdhirjėn: terramotet, epidhemit, tė shkuarit e Rregjravet, rrivolucjonat, proēeset etj...  Trupi i tė vdekurit qe i stisur nguqa hyrjes e qishės sė Shėn Pjetrit.

 

 

ZOTI FARDINAND GUALANONI "SENIOR" (1845 - 1852)

I kėshte ēė muar pak pjesė te jeta e katundit, megjithėse ndodhjet shoq-politike nėng manguan. Na sosėn tė pėnxarmi vitin 1848, viti i rrivolucjonės e i ndėrrimit tė madh pėr gjithė katundin. Qe njė i kėshte aq apatik ēė nėng dha mosnjerin gjikim kur gjindiat u ngrien kundėr vendosjėn e tė subllirturit e vdekuravet te kambsandi. Lidhjet e tij me gjindjat ishėn formal e pak interes pat ka gjindjat ditėn ēė vdiq.

 

ZOTI PAOLO NOĒITI (1852 - 1871)

U le ndė vitin 1799 ka Andon e Xhulija Stafa e qe njė prift shum i dashur, i lidhur fort e me qishėn e me atdheun. Ndihu gjindjat tė pėrshkojėn vėshtirėsit e tė shkuarit ka periodhi  i Borbonravet njer tek ai i Bashkisė sė Itallijes. Shumė altruist me gjindjat, rrėfihet se mbjidhej mbė shpi nga herė me gjė ē' i mangonej. Njė ditė u mbjodh edhe pa kėpucė pse ja kish dhėn njė lypsari ēė u kish pėrpoqur udhėvet.

 

 

 

 

ZOTI XHUSEP ANDREA GUALANONI (1874 - 1901)

U le ndė vitin 1839 ka Sallvaturi e Marianxhulla Tarsia. Ndė vitin 1863 qe i bėn prift  e kur vdiq prifti Noēiti, Bonxinjuri Pjetėr Ēilendi e ėmroi prift i qishės sė Shėn Pjetrit.

 

ZOTI FARDINAND GUALANONI (1901 - 1927)

U le ndė vitin 1843 e qe i mbsuar ka i vullau i t' jatit avv. D.Gustini. Ndė vitin 1866 qe i ėmruar prift e dy vit pas vate Napul. Kėtu pėrmirėsoi studhimet e pėrtej tė ushtronei mjeshtrin e tij fetare e shomi edhe ēė jipet me redacjonėn e disa xhornele e me botimin e disa llivre tė tij.

 

ZOTI FRANGJISK GULLI (1928 - 1952)

U le Spixanė ndė vitin 1886 e bėri suldatin ndė vitin 1908. Ndė vitin 1911 thot meshėn Spixanė pėr tė parėn herė e pas vete rri Rrusan ku studhjarėn sa tė bėhet dhaskal (1912). Ndė vitin 1915 qe i bėn Arēprift i Horės (Terranova). Kur zu e para guerr muar pjesė  si sarxhend sanitar e ndė vitin 1917 i vullau Sallvaturi vdes te guerra. Te motet mė tė mira, kur katundi ish' e rritej, hapu Kasėn Rrurall e Spixanės (1919). Ndė vitin 1951 pat meritimin tė bin' e bėhej Sanduar qisha e Shėn Mėris sė Graxjes. Ndė vitin1959 mbonxinjuri Rico e ėmron prift i stacjonės sė Spixanės ku mbet njera vitin 1969. Ndė vitin 1983 vdes e hirat e tij qien tė vuna te kambsandi i katundit.

                                                        Hipu

 

 

   

 

Chiesa di San Pietro e Paolo